“Epoka e artë e Amerikës fillon tani”, Donald Trump flet si Presidenti i 47: Nuk do të lejojmë askënd që të na marrë lehtë në arenën ndërkombëtare!

Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zbuluar edhe pikat e programit që do të zbatojë në këtë detyrë. Sipas tij, në 4-vitet e ardhshme do të jetë epoka më e artë e shtetit.

“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht në këto momente. Nuk do të lejojmë askënd që të na marrë lehtë në arenën ndërkombëtare. Unë do ta vendos gjithmonë Shba-në në vendin më të lartë. Marrëdhëniet me drejtësinë do të balancohen. Prioriteti ynë do të jetë një Amerikë e lirë dhe e begatë. Qeveria ka një marrëveshje të thyer besimi me shoqërinë dhe duhet të ndërtohet sërish. Ata nuk kanë më shtëpi. Kjo është interesante. E gjithë kjo do të ndryshojë, duke filluar nga sot, dhe do të ndryshojë shumë shpejt.  Që nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar,” tha ai.

Trump shtoi se SHBA-ja ka një sistem shëndetësor që nuk jep rezultate në kohë katastrofash, por thotë se për të shpenzohen më shumë para “se kudo në botë”. Ai shton se vendi ka një sistem arsimor që “i mëson fëmijët tanë të kenë turp nga vetja”.