Emri/ Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së 30-vjeçarit në Mirditë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Një konflikt familjar agravoi në përdorimin e armës në Mirditë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02: 30 ku shtetasi Luan Vukaj 51-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së vëllait të ish bashkëshortes së tij.

Sipas policisë mësohet se shkak ka qenë një konflikt familjar.

Ndërsa ishte vetë 30- vjeçari që ka njoftuar policinë për të shtënat me armë.

Ndërkaq policia ka arritur ta indetifikojë në kohë autorin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa rezuton se Vukaj edhe më parë kishte ushtruar dhunë ndaj të riut.

Njoftimi:

Mirditë/Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.