Emri/ Dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëjetuesen, arrestohet në Patos 45-vjeçari! I sekuestrohet kallashnikov dhe municion luftarak
- 21 May, 2025
Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Patosit dhe Fierit, pas denoncimit të një gruaje të re që ishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë nga bashkëjetuesi i saj.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dukas të Patosit, ku 26-vjeçarja ka denoncuar në polici se është dhunuar dhe kërcënuar për vrasje nga bashkëjetuesi i saj, Igli Rapa, 45 vjeç. Policia ndërhyri menjëherë në banesën ku ndodhej çifti dhe bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit.
Gjatë kontrollit të banesës, efektivët kanë zbuluar se Rapa posedonte pa leje një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Fierit, ndërsa Rapa do të përballet me akuzat për dhunë në familje, kanosje për jetën dhe armëmbajtje pa leje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ