Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë qeverisë Meloni sa i përket përcaktimit të vendeve të sigurta për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e përcaktimit të vendeve të sigurta, duke “pezulluar çdo masë” në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Një vendim që pritet të merret me 25 Shkurt.
Vetë Meloni në një deklaratë të bërë së fundmi, theksoi se emigrantët nga Janari do të ketë udhëtime të reja të emingratëve drejt qendrave të pritjes në Shqipëri. Ajo ka qenë tejet e ashpër duke deklaruar se kundër paktit të firmosur me qeverinë Rama qëndron mafia.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ