Efektivi e vëzhgoi biznesmenin për 5 ditë, detaje nga ekzekutimi i Eduart Reçit! Si u zbulua krimi, oficeri i OPGJ-së u pozicionua në shkallën metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij dhe…

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Eduart Reçi, krim i cili tronditi kryeqytetit më 13 Nëntor. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë.

Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 5 ditë me radhë për ta eliminuar. Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 5 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor, përveç datës 11 për shkak se ka qenë në punë në detyrë.

Oficeri i policisë e ka pritur Eduart Reçin nga ora 19:00 deri në 23:00 derisa mbrëmjen e 13 nëntorit, ku në orën 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.

Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Sipas burimeve, policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.