E treta e vërteta! Julian Nagelsmann shumë pranë akordit me skuadrën kryeqytetase

Shkarkimi i papritur nga Bayern Munich ka nxjerr në merkato Julian Nagelsmann.

Tekniku gjerman ka nisur punën për të gjetur një skuadër të re, me Premier League që shihet si destinacioni më i mundshëm.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në gjurmët e 35-vjeçarit është vënë skuadra e Tottenham Hotspur. Londinezët e konsiderojnë Nagelsmann si idealin për të pasuar Antonio Conten, ditët e të cilit duket se janë të nuëmruar në kryeqytetin anglez.

Presidenti Daniel Levy e ka vendosur prej kohësh në listën e dëshirave Nagelsmann. Gjermani ishte ishte në fokusin e drejtuesve anglez edhe në vitin 2019, kur nga Tottenham u shkarkua Mauricio Pochettino.

Madje, Tottenham e konsideroi uljen në stol të ish-trajnerit të Bayern edhe në vitin 2021, kur nga klubi u largua Jose Mourinho, gjithsesi, Nagelsmann mendoi të firmoste me bavarezët. Ky duket se është edhe momenti i duhur që palët të ulen për të arritur tek marrëveshja.