Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi një 48-vjeçare ka mbetur e plagosur në Elbasan.
Ajo është plagosur nga burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit.
48-vjeçarja është në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e saj nuk dihet ende.
Mësohet se autori e kishte pritur bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ