“Dy mrekulli i kemi, ta bëjmë edhe një fëmijë tjetër?!”- Miraim Cani thyhen heshtjen dhe tregon bisedat me Alban Skënderajn! Rrëfen nëse do të bëhen sërish prindër

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se Alban Skënderaj dhe Miraim Cani do të bëhen sërish prindër, kjo nisur nga disa imazhe që vetë çifti publikuan me rastin e festave të fundvitit.

Miriami shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pikërisht për detajin e veçantë.

Disa prej fansave sugjeruan se Miriami mund të jetë shtatzënë, duke krijuar kështu një valë pyetjesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Por këtyre aludimeve i dha fund vetë këngëtarja, e cila konfirmoi se nuk është në një pritje të ëmbël. Ajo shprehet se herë pas herë e mendojnë që ta kenë edhe një fëmijë tjetër.

“Herë pas here  e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë”- u shpreh Miram Cani në emisionin Goca dhe Gra.

 

 

 

 

 

 

Mirami foli edhe për projektet muzikore, ku dha lajmin së brenda dy javësh do të publikohet kënga më e re, një duet me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.

miriam cani alban skenderaj8