Dosje e deklasifikuar nga CIA zbulon përplasje të ushtarëve sovjetikë me alienët! Trupat u shndërruan në gur pas shpërthimit të një sfere drite
Një raport i rrallë i CIA-s, që daton nga epoka e Luftës së Ftohtë dhe është deklasifikuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, tregon një ngjarje tronditëse për një përplasje të mundshme mes ushtarëve sovjetikë dhe një mjeti fluturues të paidentifikuar (UFO) në Siberi. Sipas raportit 250 faqesh të përpiluar fillimisht nga KGB-ja, incidenti ndodhi gjatë një stërvitjeje ushtarake, ku një disk fluturues u godit nga një raketë kundërajrore dhe u rrëzua në tokë.
Nga rrënojat e mjetit dolën pesë krijesa të vogla humanoide, me kokë të madhe dhe sy të zinj. Dëshmitarët okularë raportuan se këto qenie, pasi u bashkuan, formuan një sferë të ndritshme që shpërtheu në një dritë të fuqishme, e cila brenda pak sekondave shndërroi 23 ushtarë në shtylla guri. Vetëm dy prej tyre arritën të mbijetonin, pasi ishin të strehuar në hije dhe nuk u ekspozuan drejtpërdrejt ndaj shpërthimit.
Raporti thotë se KGB-ja më pas transportoi trupat e gurëzuar dhe mbeturinat e UFO-së në një bazë sekrete afër Moskës. Shkencëtarët sovjetikë që ekzaminuan mbetjet arritën në përfundimin se qelizat e trupave të ushtarëve ishin transformuar në një substancë identike me gurin gëlqeror.
Në raportin e përpiluar për CIA-n, agjenti amerikan e përshkruan ngjarjen si “një akt të frikshëm hakmarrjeje nga ana e krijesave jashtëtokësore”, duke shtuar se nëse informacioni është i saktë, ai përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për njerëzimin. “Alienët posedojnë teknologji dhe armë që tejkalojnë çdo supozim tonin. Ata janë të aftë të mbrohen kur sulmohen,” thuhet në dokument.