Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar përmes rrjetit social “X” zgjedhjen e Donald Trump si president i 47-i i SHBA.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta @realDonaldTrump dhe @JDVance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!” shkruan Osmani.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ