Dimitar Kovaçevski zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt moral dhe në përputhje me statutin e partisë.
“Ju informojmë se në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, kryetari Dimitar Kovaçevski konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e kishte shpallur më 8 maj, si akt shumë moral dhe në përputhje me Statutin e Partisë ka iniciuar mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizës së rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e LSDM-së, të zgjedhura nga Kongresi, në funksion të rezultateve zgjedhore”, njoftuan sot pasdite nga Bordi Ekzekutiv i LSDM-së./Telegrafi/
Regjistrohu në buletinin tonë informativ