“Diella, ndihmësja juaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori…”/ Rama prezanton ndihmësen virtuale në platformën e-Albania

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar risinë më të fundit të platformës e-Albania: ndihmësen virtuale Diella, e cila vjen si një ndihmë e re për qytetarët shqiptarë. Në një video të publikuar në Facebook, Rama ka treguar detaje rreth ndihmëses së re, e cila është një zadrimore krijuar nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t.

“Mirëmëngjes dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania, por edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.

Diella do të jetë në dispozicion për të ndihmuar qytetarët gjatë përdorimit të platformës, duke lehtësuar aksesin dhe kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Risia e re pritet të jetë gati për përdorim pas disa muajsh testimi dhe zhvillimi.