Dhuna në Pallatin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimin me burg të Princit Leka, Elia Zaharias dhe babait të saj!

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove.

1 vit burg kërkoi prokurori Dritan Nushi për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg, që të konvertohen në shërbim prove.

Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës pëe shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor.

Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.Në seancën e sotme kanë qenë të pranoshëm vetëm Elia me babanë, ndërkohë mungonte Princi Leka.