Detaje rrënqethëse/ Nëna e 11-vjeçares që u vra nga daja: Kishte kancer në mëlçi, i lau makinën vëllait para se ta vriste!

Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja e saj në Ilia të Greqisë, është mjaft prekëse dhe tronditëse.

Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *