Habit kryetari i Bashkisë Erion Isai: Zamira Kita s’më suprizoi fare…


Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, ka publikuar një post në rrjetet sociale në lidhje me aktoren e njohur Zamira Kita kur ndër të tjera është shprehur se Kita nuk e ka suprizuar sepse ajo është një mrekulli me rolin e saj.

Postimi i plotë:

Zamira Kita sot (dje) s’më surprizoi fare. Edhe njëherë; një mrekulli me rolet e saj. Konkrete; emocionale; komedinë; dramën e tragjedinë i ka “ujin detox” të vetes. Zamira Kita tani rolet i ka shlodhjet e veta.

Dje e pashë në premierën “Vasha Zheleznova” nga Gorki me regji të Enke Ferzollarit. Një shfaqje në volum pune dhe ngarkese që hyn tek produksionet e mëdhaja. Edhe kjo meritë e Zamkës; që teatrit më së pari i fali lëkurën e saj… sepse Zamka nuk është zonja e rëndë që pi çaj; ndërton rolin në qetësi; bën joga dhe i përqaset skenën në mondani…. Zamka kafen e pi në këmbë; vrapon në çdo cep të Korçës; merret me çdo detaj të çdo eventi; lajmëron çdo njeri art dashësh me telefonin e vet personal; shet bileta… bën edhe rolin… mrekullisht bukur!

Vendosa të shkruaj sepse Zamka; nuk bën zhurmë; s’merret me drogë; s’tërheq vëmendie; s’di të bëhet viral; as sfida në tik tok… e duke mos pasur këto virtyte s’ka sesi të marrë një fjalë; shkrim apo vëmendie!

Vasha e Zamira Kitës; aktores Korçare me gjak Kolonjar dje më mbushi! Me buzëqeshje e me lot! Më shtoi emocionin dhe pa durimin e kulmit të vapës që bashkë me të dhe artistët Korçarë do të punojmë “Karnavalet e Korçës” (Si mund të mos kem padurim për Olimbinë e saj?!)

Në këtë vend ka kohë që një lajmi i mirë nuk është lajm! Po unë e ndjeva e shkrova!

Me fat që të kemi Zamira Kita; çupa që bekimin e talentit kurrë nuk e la me aq!

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *