Detaje nga sekuestrimi i 27 MILION eurove nga Europol, operacioni vijim i goditjes së klanit “Çopja” në Elbasan!

Detaje nga operacioni i Europol ka goditur një grup kriminal gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave.

Sipas Europol, janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 27 milionë euro në kriptovaluta.

Në komunikatën zyrtare, Europol thekson se janë kryer veprime hetimore edhe në Shqipëri, me mbështetje nga SPAK dhe BKH, dhe se ky operacion është një vazhdim i operacionit “Gorgon”, atij të muajit korrik dhe gusht, ku u godit klani “Çopja” në Elbasan.

Në muajin gusht, në Shqipëri, operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

SPAK bëri me dije në atë kohë se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

SPAK njoftoi se nga 33 urdhër-arrestet, ishin ekzekutuar 13 në Shqipëri, ndërsa 2 persona u arrestuan jashtë vendit.

Njëri prej krerëve të grupit, Franc Çopja, ishte arrestuar më parë në Dubai, prej nga ishte ekstraduar në Belgjikë.

Prokuroria po ashtu sekuestroi 1 milion euro cash dhe 42 pasuri, përfshi një pallat në ndërtim dhe 4 llogari bankare.

Të kontrolluar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që veprojnë në të gjithë BE-në dhe më gjerë, këta ofrues shërbimesh kriminale kujdesen për ata që duhet të fshehin origjinën e sasive të mëdha të të ardhurave të paligjshme.

Një nga gjetjet kryesore të hetimit ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave.

E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave.