Të tjera të dhëna mbi atentatin që i mori jetën biznesmenit Eduart Reçi, i cili u qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.
Reçi rezultonte pronar i kompanisë ELGM. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:00, ashtu sikurse autorët dhe motivet e krimit të rëndë. Reçi me origjinë nga Dibra jetonte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.
Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit. 52-vjeçari gjendej i vetëm shumë pranë pallatit ku jetonte. Policia po vijon kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.