Detaje nga arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin, lejoi ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok

U akuzuan për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtime pa leje. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, dhe ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur dhe si baron droge, tashmë prej muajsh i arrestuar.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kompleksi është në emër të Fatjon Frangajt.