Chris LaCivita: Shqipëria ka humbur më të mirët dhe më të mençurit

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për t’ia ndryshuar fatin atdheut e familjes.

LaCivita tha se Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ku ka humbur më të mirët më të mençurit.

“Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ka humbur më të mirët më të mençurit. Për mundësi dhe oportunite që Shqipëria sot nuk i ofron sepse për 12 vitet e fundit sepse Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë atë të pamundur. E vetmja rrugë për ta ndryshuar, është të coheni dhe të gjithë të shkojmë dhe të votojmë.

Shqiptarëtr që janë jashtë Shqipërisë kanë një opprtunitet për ta ndryshuar. Cdo votë ka rëndësi por sidmos vota e atyre që janë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vedosur për atdheun e famijen. Ju keni në dorë për të ndryrshuar të ardhmen  e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë sa më shumë për të votuar më 11 maj numrin 1, ju mund ta bëni Shqipërinë madhështore sërish“, tha Chris LaCivita.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)