Berisha fushatë elektorale në Breshia: Rama foli si nipi i Gadafit në Bruksel, ndërsa në ditët e vështira na mbështetën miqtë italianë dhe Forza Italia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Breshia, Italinë veriore, falënderoi publikisht partinë “Forza Italia” për mbështetjen që, sipas tij, i ka dhënë opozitës shqiptare në momentet më të vështira.

Ai veçoi figurën e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, duke e cilësuar atë si një mik të shqiptarëve dhe të Partisë Demokratike. Berisha u ndal edhe te sfidat e këtyre tre viteve, duke e krahasuar përpjekjen e opozitës për t’u ribashkuar me sakrificat e diasporës shqiptare në Itali.

Sali Berisha:  Ju e provuat veten sot shqiptarë të vërtetë, ju kurrë se keni harruar vendin tuaj.

Takimi me ju takim frymëzues, sepse është takim me sakrificën dhe suksesin.

Nëse ka një forcë në Shqipëri që mishëron këto trajta si ju, është PD.

Vërtet kaluam një opozitë të gjatë dhe një process rithemelimi të vështirë, vërtet luftuan 3 vite me radhë me qëllimin më të lig për të lënë Shqipërinë pa opozitë, po ashtu si ju si diaspora që fitoi cdo sfidë, dhe ne kaluam cdo pengesë.

Ne u ngritëm nga hiri për një mission të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar, do e shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura, si drejtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë.

Në këto ditë të vështira, miqtë tanë italianë, udhëheqës të “Forza Italia” na mbështetën dhe na dhanë zemër dhe kanë vazhduar traditën e të pavdekshmit, të madhit italian Silvio berluskoni, miku më i  madh I PD dhe i shqiptarëve.

Chris LaCivita: Shqipëria ka humbur më të mirët dhe më të mençurit

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për t’ia ndryshuar fatin atdheut e familjes.

LaCivita tha se Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ku ka humbur më të mirët më të mençurit.

Berisha nga Breshia: Rama foli në Bruksel si nipi i Gadafit, kujtoi se do ta kthente Europën me banditë! Tani sytë janë te 11 maji

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Breshia. Ai tha se anulimi i darkës në Bruksel ishte pasojë e sjelljes dhe deklaratave të Ramës, të cilin e krahasoi me “nipin e Gadafit”.

Sipas Berishës, Rama tentoi të ushtronte presion ndaj zyrtarëve europianë përmes banditëve dhe mesazheve, ndërsa theksoi se tashmë të gjitha shikimet e ndërkombëtarëve janë drejtuar nga zgjedhjet e 11 majit.