Çfarë duhet të kini kujdes gjatë lëvizjes në rrugët me borë? Shefi i Qarkullimit Lezhë jep këshilla

Nuk munguan problemet në qarkullim si në superstradë ashtu edhe në aksin e vjetër Lezhë – Milot.

Era e fortë përmbysi një kamion mbi urën e vjetër te Milotit, ndërsa në superstradë u krijua trafik, pasi mjetet patën vështirësi në qarkullim dhe ishte e nevojshme lëvizja me shpejtësi të ulët.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Lezhës, Valmir Nikolli, tha se nuk ka patur bllokime të akseve, por kamionët me tenda dhe pa ngarkesë duhet që të hapin tendat, në mënyrë që era të mos rrezikojë përmbysjen e tyre.Nikolli tha se në terren janë vendosur shërbime të shtuara për të monitoruar situatën dhe se do të mbikqyren të gjitha akset deri në kalimin e kësaj gjendjeje të krijuar.