Çështja Beleri, presidenti Begaj flet për ‘VOA’: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet


Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
‘Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.
E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra. Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *