Burri plagos me thikë ish-gruan, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi një 48-vjeçare ka mbetur e plagosur në Elbasan.
Ajo është plagosur nga burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.