Policia e Vlorës në bashkëpunim me agjentët e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe agjentët e krimeve të rënda, kanë kryer disa kontrolle në qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë arrestuar dy persona, një prej të cilëve është ndaluar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares.
Ndërkohë që personi i dytë i arrestuar, bëhet me dije se është ndaluar teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz.
Efektivët i kanë bllokuar rrugën duke e rrethuar mjetin luksoz dhe më pas kanë bërë arrestimin e drejtuesit.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ku në vijim pritet dhe një komunikatë informuese mbi arrestimet e kryera.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ