Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Altin Dumanit dhe sulmon gjyqtaren Gjoka: Mashtruese ordinere dhe …
Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme sërish në SPAK, për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
Pas daljes nga SPAK, Berisha sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani dhe gjyqtaren e hetimit paraprak, Irena Gjoka.
“Pesudo gjykatësja me 5 mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delikuente e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit, ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka dorëzuar motrës së Blelinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim siç kërkon formulari”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha lexon dhe shënimin që i la Dumanit “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues.
Kjo ëeshtë deklarata që unë i lashë kreut të Skapit“, tha Berisha