Berisha nga Breshia: Rama foli në Bruksel si nipi i Gadafit, kujtoi se do ta kthente Europën me banditë! Tani sytë janë te 11 maji

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Breshia. Ai tha se anulimi i darkës në Bruksel ishte pasojë e sjelljes dhe deklaratave të Ramës, të cilin e krahasoi me “nipin e Gadafit”.

Sipas Berishës, Rama tentoi të ushtronte presion ndaj zyrtarëve europianë përmes banditëve dhe mesazheve, ndërsa theksoi se tashmë të gjitha shikimet e ndërkombëtarëve janë drejtuar nga zgjedhjet e 11 majit.

Sali Berisha: Darka iu anulua sepse ai foli si nipi i xhelatit, Spiro Koleka, sikur të ishte nipi i Gedafit si narkodiktator, por jo vetëm kaq. Kishte marrë me vete banditë, ata që i kishin kërcënuar me mesazhe që kishin anuluar darkën. I marrë, kujtoi se mendoi se do të kthente Evropën me banditët e tij.

SHBA ndryshoi pas ardhjes së Donald  Trump që i preu kokën gjarprit Soros, por Evropa i ka sytë te 11 maji, te vota juaj fitorja e Shqipërisë.