Bëri dasmën “sekrete” në Toskana të Italisë, dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar për herë të parë portretin e saj me fustanin e nusërisë, duke shuar kureshtjen e fansave pas dasmës së saj private me regjisorin Eduart Grishaj. Dasma e çiftit u organizua në Toskana, Itali, dhe u mbajt në privatësi të plotë, me rreth 120 të ftuar, përfshirë miq dhe artistë të njohur.

Në një video të shpërndarë gjatë një interviste, Arbana shfaqet e veshur me një fustan madhështor dhe flokët e kapura me vellon që i binte nga pas, duke shkëlqyer në ditën e saj të veçantë. Dasma u zhvillua në natyrë, gjatë perëndimit të diellit, duke krijuar një atmosferë romantike dhe intime për çiftin.

Pas ceremonisë, Eduart Grishaj zbuloi disa detaje të dasmës, ndërsa Arbana ka theksuar se ka mbështetje të madhe nga partneri i saj, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private. Çifti ka dy fëmijë dhe kanë ndarë shumë projekte të përbashkëta gjatë viteve të fundit, përfshirë programin “Big Brother VIP”.

Dasma ishte një moment i veçantë për Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, të cilët kanë qenë partnerë për shumë vite dhe tani po kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni që do të kujtohet për shumë kohë.