BELGJIKA NË KËRKIM TË TRAJNERIT/MEDIAT VENDASE KONFIRMOJNË TRATATIVAT

Trajneri italo-gjerman, Domenico Tedesco është favorite kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Belgjikës. Sipas asaj që raportojnë mediat belge, ish-trajneri i Leipzig kryeson tashmë listën e dëshirave dhe shumë shpejt mund të konkretizohet si pasues i Roberto Martinez. Fakti që është një polyglot i jashtëzakonshëm, pasi flet gjermanisht, anglisht, spanjisht, italisht dhe rusisht e shndërron në një kandidat potencial për Belgjikën.

Belgjika, e eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar, do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro-2024 më 24 mars në Suedi dhe për këtë shkak koha në dispozicionin e Federatës për të gjetur një trajner sa vjen e zvogëlohet.kjo do të thotë se Tedesco tani mund të ketë arritur një akord personal zyrtarizimi pritet të jetë çështje ditësh. Në këtë shkuarën, Belgjika ka kryer bisedimeve edhe me teknikë si Zinedine Zidane dhe Luis Enrique, gjithsesi, stoli i “djallit” mbetet ende bosh.