Bashkëfshatari vrau çiftin e moshuar, policia zbulon emrin e autorit të krimit

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp pohoi se autori i dyshuar i krimit është Thoma Mastora, bashkëfshatar i viktimave.“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, tha Çipa.Ky i fundit tha se Mastora ka qenë i dënuar më parë për vjedhje ndërsa dyshohet se mes tij dhe çiftit ka pasur konflikte të vazhdueshme, për motive të dobëta.