Basha takime derë më derë me qytetarët: Lufta kundër korrupsionit, prioriteti i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe gjatë pasdites takimet derë më derë, për të dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët. Banorët janë ankuar për situatën ekonomike, papunësinë e lartë dhe çmimet e larta. Ata janë shprehur se duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige!

‘Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit’, tha Basha.

Po kështu, qytetarët kanë mirëpritur propozimet e Partise Demokratike për listat e hapura, vetingun e politikanëve, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.