Barra e sëmundjeve u rrit me 6% më 2023, por fondet e rimbursimit nuk mjaftojnë
Barra e sëmundjeve në popullatën shqiptare është duke shënuar rritje nga viti në vit, si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, në raportet e monitorimit për vitin 2023, tregojnë se rritja natyrale e sëmundjeve kronike për 8-mujorin 2023 është 5.9% në krahasim me vitin 2022.
Kontingjenti i ri i të sëmurëve kërkon trajtimin të vazhdueshëm me mjekim falas, por fondet e rimbursimit nuk janë të mjaftueshme. Në raportin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dukje se fondet për rimbursimin nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar që të rritet tavani i Fondit për vitin 2023
“Numri mesatar i diagnozave për pacient për 8-mujorin e parë 2022 është 1,83 diagnoza, ndërsa numri mesatar i diagnozave për pacient për 8-mujorin e parë 2023 është 1,96 diagnoza. Rritja e numrit të diagnozave për të cilin rimbursohet një pacient është 6.9% më e lartë më 2023” analizoi Ministria e Shëndetësisë. Rritja e sëmundjeve kronike që përfshijnë rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemave të mjekimit ndikon në ecurinë e shpenzimeve të rimbursimit.