Balluku u njoftoi shkrirjen, Bordi i Transparencës kundërshton: Do vijojmë të paktën deri…

Bordi i Transparencës gjatë mbledhjes së ditës së sotme ka vendosur të mbetet në fuqi si bord për shkak të luhatjeve të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Ky njoftim vjen pas një deklarate të zëvendëskryeministres Belinda Balluku ku para disa javësh njoftoi se ky bord mund të shkrihet pasi çmimet janë stabilizuar duke nënkuptuar se misioni i këtij bordi ka përfunduar.

Gjatë diskutimit të aktit normativ të buxhetit drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, ka sqaruar se kontrolli mbi kompanitë do të vijojë të paktën deri në 5 shkurt i cili është edhe afati I BE për të vendosur një çmim tavan sipas të cilit nafta ruse nuk do të shitet më shumë se 60 dollarë.