Atentat për gjakmarrje në Bruksel, Policia nis kontrollet në Mirditë


Policia e Brukselit po kërkon informacione më të hollësishme nga policia shqiptare lidhur më ngjarjen e ndodhur në Schaarbeek ku mbeti i plagosur 44 vjecari nga Mirdita Agustin Kaza.

Hetuesit po e lidhin ngjarjen në fjalë me një hasmëri të vjeter që familja Kaza ka me familjën Gjini.

Lidhur më këtë rast drejtoria vendore ka nisur nje aksion lidhur me gjetjen e personave të familjes Gjini.

Nga verifikimet e kryera në Mirditë ka rezultuar se asnjeri prej personave të kesaj familje nuk ndodhen në Rrëshen apo përreth saj, por janë identifikuar më banim në zonën e Lezhës dhe Talës.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale dhe ndalimin e sagës së gjakmarrjes policia ka angazhuar forcat e FNSH për kontrolle me shpeshta në zonat ku jetojne anëtarët e familjës Gjini.

Saga e gjakmarrjes ka  nisur në vitin 1994 ku në Rreshen u vra Shefi i Krimeve Ndue Kaza.

Sipas shtypit të asaj kohe si autor policia ka identifikuar Dod Gjinin.

Por 3 vite pas kësaj ngjarje dhe pa marrveshje mes familjeve për një pajtim vëllai i komisarit të vrarë mori hak duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustim Gjini.

Vëllai i komisarit Martin Kaza u dënua nga gjykata me 22 vite burg, por ai arriti të arratiset duke jetuar në Londër.

Sipas raportimve personi i qëlluar në Bruksel rezulton të jetë vëllai i Martinit.