Apartamente, garazhe dhe llogari bankare, konfiskohen pasuritë e Denis Matoshit (Eldi Dizdari)

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i njohur si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, dhe i kërkuar në Itali për trafik kokainë.

Eldi Dizdarit në 22 dhjetor 2023 i është konfiskuar 1 apartament, 1 dyqan, 1 garazh dhe 1 truall, 40 mijë euro dhe 8.2 mln lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie.

  • ‘Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
  • Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
  • Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
  • Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
  • Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
  • Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;’- njofton SPAK.

Eldi Dizdari është edhe kushëri i afërt i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ i arrestuar për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në portin e Durrësit në shkurt të 2018.  Emri i Eldi Dizdarit i nuk është i panjohur në vendin tonë. Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok në 2028, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Ai kishte një konflikt me Ervin Matën, ku dyshohet se shkaku ishte një borxh i pashlyer nga shtetasi Mata.