Alarm në Aeroportin e Nju Jorkut, gjenden dy trupa të pajetë në mekanizmin e uljes së një avioni

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar Lauderdale-Hollywood, ku dy trupa të pajetë u gjetën në mekanizmin e uljes së një avioni pasi ky i fundit u ul në pistë.

Ngjarja u zbulua gjatë një kontrolli të mirëmbajtjes pas fluturimit të kompanisë ajrore JetBlue të hënën.

“Fatkeqësisht, të dy individët kanë humbur jetën. Identitetet e tyre dhe mënyra se si kanë hyrë në avion janë ende nën hetim,” deklaroi kompania ajrore të martën.

Në njoftimin e saj, JetBlue e cilësoi këtë një situatë tronditëse dhe siguroi se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa incidenti ka ngritur shqetësime për masat e sigurisë dhe mënyrën e hyrjes së individëve në pjesët e brendshme të avionit.