Aksidenti me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë/ Shkak i përplasjes dyshohen punimet e firmës ndërtuese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles, ku si pasoja ka humbur jetën 60-vjeçari Lazer Firza. Aksidenti është shkaktuar nga 60-vjeçari, i cili po drejtonte një “Volkswagen” dhe është përplasur me drejtuesin e një “Audi” me inicialet I.P. Dyshohet se aksidentit mund të jetë shkaktuar nga punimet që po kryhen nga firma Gener 2, për rikonstruksionin e kësaj rruge. Edhe pse punimet përfunduan afro 3 muaj më parë, kjo autostradë ka shfaqur probleme në disa pika të saj.

Makinat bëhen ‘copash’ në autostradën

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.