Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1, në Sarandë.
Një 65-vjeçar me inicialet Sh. I., duke drejtuar automjetin tip “Toyota“, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. M., 71 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ