Një akident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Shtetasi F.S., duke automjetin tip “Fiat”, është aksidentuar me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.H. Të plagosur kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për mjekim.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është aksidentuar me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.H.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.