Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.
Ditën e djeshme E. H., 41 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, ku si pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital. Policia ka vënë në pranga shoferin, i cili shkaktoi aksidentin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ