Aksident i rëndë te “Kthesa e Murrashit”, një i plagosur rëndë dërgohet në spital
- 3 February, 2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Kthesat e Murrashit”, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Në përplasjen mes dy automjeteve ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ