Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni ndan në dysh mjetin, vdes 65-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Nga dinamika e ngjarjes shihet se kamioni ka ndarë në mes mjetin që drejtohej nga viktima.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.