Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca: Për të qenë kopje të të tjerëve, janë më mirë origjinalët

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje, pasi bllokoi foltoren.

Edhe pas paralajmërimeve të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ai nuk zgjodhi të shkonte në vendin e tij.

Spiropali nuk i kurseu ironitë, ndërsa u shpreh se janë më mirë origjinalët kur bëhet fjalë për bllokim foltoreje, duke iu referuar deputetëve të Partisë Demokratike.