Afera Partizani/ Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK. Berisha do të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO, ndërsa nëhyrje të SPAK  do të pritet nga mbështetës dhe simpatizantë e tij.

Kujtojmë që herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.