A ka Sali Berisha një “As nën mëngë” nëse Rama nuk pranon kërkesën për qeveri teknike? Ja si përgjigjet kreu i PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të pranojë kërkesën e tyre për qeveri teknike.

I pyetur nëse ka një “As nën mëngë” nëse kreu i qeverisë refuzon, kryedemorati theksoi se Rama “nuk ka ku të shkojë”, duke shtuar se “ai nuk do, por ne do t’ia imponojmë.

Ai nuk ka ku të shkojë, jua them unë. Nuk e do kurrë por ne do t’ia imponojmë. Tani Shqipëria është bërë e qartë se çfarë është për botës, është narkoshtet, është diktaturë”, u shpreh Berisha në konferencë për mediat nga selia e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në selinë blu pas 11 muajsh pasi GJKKO revokoi ditën e sotme (27 Nëntor) masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.