Jasir Asani fenomenal me Gwangju.
Sulmuesi shqiptar u hodh nga stoli në ndeshjen e radhës të Champions League aziatike, duke u aktivizuar në fillim të pjesës së dytë dhe shënuar golin e fitores. Asani realizoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Shangai Shenhua. Rreth një minutë në fushë dhe me prekjen e parë të topit, Asani e dërgoi në fundin e rrjetës.
Një realizim tepër i bukur nga ana e 29-vjeçarit, i vlerësuar edhe si lojtari i ndeshjes.
Ky ishte realizimi i 7-të për Asanin në Champions League aziatike, për t’i dhënë edhe fitoren e radhës ekipit Korean. Futbollisti shqiptar kryeson renditjen e golashënuesve të kompeticionit, ndërsa i jep fitoren e katërt në 5 ndeshje Gwangju, duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për këtë skuadër.
Asani with another goal in the Asian Champions League. 🔥⚽️ pic.twitter.com/fgIVA8Ls5j
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 27, 2024