”Ajo është një dhënie dakordësie”. Pse Ahmetaj flet për “letër të vdekur” kur shpjegon inceneratorët?
Në kohën Arben Ahmetaj mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë, në datën 14 Prill 2014 ka firmosur një letër ku shprehte dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit.
Këtë letër, gazetari Blendi Fevziu ia nxorri në emision Ahmetajt, i cili pohoi se nuk ka firmosur për asnjë nga 3 inceneratorët.
Sa i përket letrës së dhënies së dakordësisë, Ahmetaj e quajti “letër të vdekur” këtë dokument.
”Ajo është një dhënie dakordësie.
Kjo letër ka vlerën nul nga ana e procedurës sepse nuk i referohet procedurës, nuk ndodhi kurrë vendimi i qeverisë dhe kërkohet mendim për projektimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, dhe kjo letër ka vdekur”,-tha Ahmetaj.tvklan.al