300 mijë euro për “kokën” e Erjon Alibejt/Zbardhen bisedat e Nuredin Dumanit me të vëllain ( Dashnor Dumani)

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, duket se nuk paska qenë i vetmi që kishte dijeni dhe bashkëpunonte për të kryer vrasje me bandat. Pjesë, ishte edhe vëllai i tij, Dashnor Dumani. Kjo del në pah edhe në përgjimet SKY ( por janë dëshmuar edhe nga ana e Nuredin Dumanit përpara hetuesve të SPAK). Në komunikimet me njëri-tjetrin, ata tregojnë dhe flasin për bëmat e grupit Çopja. Përplasjen me Mikael Qosen dhe luftën me Talo Çelën.
Në një nga bisedat, theksohet edhe atentati i dështuar ndaj Erion Alibejt, vëllait të Endrit Alibejt, vrarë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në dhjetor 2018. Sipas bisedave të SKY ECC dhe dëshmisë së vetë të të penduarit të drejtësisë, Talo Çela i ka kërkuar bashkëpunim dhe i ka ofruar 300 mijë euro Dumanit për të vrarë Erjon Alibejn. Tentativat kanë qenë të njëpasnjëshme. Njëra prej tyre ishte hedhja e vajit në rrugë, pasi kishin mësuar se Erjon Alibej ecte me shumë shpejtësi dhe e vetmja mënyrë për ta frenuar isht vaji në rrugë dhe më pas të qëllohej me breshëri plumbash. Ndërsa tentativa tjetër, ishte vrasja në berberhanen ku ai shkonte të qethej, në shtetin hollandez, ku ishte zhvendosur pas vrasjes së vëllait.

Ja çfarë thuhet në dëshminë e Dumanit:

nuga.
” Në vitin 2019, kohë kur une kisha dalë nga burgu ne France dhe ndodhesha në Shqipëri, takohesha shpesh me Talo Celën edhe pse ai ishte në kërkim. Gjatë diskutimeve Talo me tha:
“Kemi nje pune që duhet ta bejme, por na duhet te marrim vaj makinash të djegur që ta hedhim
ne rruge pasi personi që ne do te vrasim ecën shumë shpejt me makinë te blindar. Eshtë shumë e veshtire ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta xjerrim nga rruga duke hedhur ne rrugë vaj dhe me pas kur ai ti afrohet zonës ku në do hidhim vajin do e godasim me kamion per ta nxjerrë jasht rruge dhe më pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat te futeshin brenda ne xham. Une nuk e dija se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohë personit që i referoheshin me pseudonimin “krymi” sapo i ishte vrare vêllai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej ne Shqipëri por ishte në Holande. Talo me kërkoi që unë të shkoja në Holandë për të vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te nje berberhane vend ku ai shkonte të gethej. Shumë gë paguhej ishte 300.000 Euro. Ne kitë ngjarje do merrja pjesë une dhe një person tjeter qe do të ngiste motorrin për te cilin Talo nuk me dha detaje se kush eshte. Organizimi i vrasjes së krymit në Holande do behej nga Kel Kamani i cili e kishte marrë këte punë nga Franc Copja dhe Hajdar Copja. Une nuk e pranova kete pasi ne atë kohe kisha ekspuls nga Europa per tre vite.
Unë e kam marrë vesh kohë më pas se kush ishte krymi ge behej falë per Erion Alibej…”

Në dosje flitet më tej edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhija. Motivet dhe mënyrën.

Vijon…

Check Also

Deputetët ankohen për cilësinë e ushqimit në burgje/ Drejtori i Burgjeve Klevis Qose: E kam ngrënë edhe vetë bashkë me ministrin! Të dënuarit marrin gatime nga jashtë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ka treguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *