TIRANË- Për rreth 2 orë e gjysmë, Monika Kryemadhi u pyet sot në SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe denoncimet e publikuara në media.
“Për sa i përket inceneratorit të Tiranës, për të paraqitur provat e reja, por edhe për të vendosur dhe përsëritur edhe një herë akt paditën e dorëzuar më 4 mars.
Gjërat po zbardhen cdo ditë e më shumë. Më e pakta është të bëhet ndalimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës. Do vijoj të dorëzoj dokumentet e tjera, sa i përket rihapjes së venddepozitimit të vjetër të Sharrës, i cili duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve.”u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi tha se u thirr sot nga SPAK si personi në dijenë për padinë e dorëzuar.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ