“Kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë“, autoritete siriane të pakënaqur me ndihmat e post-tërmetit
- 11 February, 2023
Ismail al Abdullah i Forcës së Mbrojtjes Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha ka shprehur rezerva ndaj komunitetit ndërkombëtar me pretendimin se nuk kanë marrë ndihmë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i së hënës që tronditi vendin dhe shkaktoi mijëra viktima dhe të plagosur.
“Ne kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë. Komuniteti ndërkombëtar ka “gjak në duart e tij”, thotë ai, citon BBC. “Mjekët që takova këtu nuk kanë kohë për arsyetimet e komunitetit ndërkombëtar për mos dërgimin e ndihmës.”, ka shtuar më tej Ismail al Abdullah.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ