E FUNDIT/ Harruan sobën e ndezur, apartamenti përfshihet nga flakët në Tiranë

TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba, të cilën banorët e kanë harruar ndezur.

Në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona në banesë. Shërbimet e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve